Ç’ke harruar moj Valbonë?
Sot, kur shkonim për në shkollë,
pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
ç’ke harruar në shtëpi?
Mos vallë stilolapsin,
a mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?
Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
No comments:
Post a Comment